75 Mall Live Search
14:31 / E Martë, 18 Janar 2022 / B O

Prishtina “preket” nga ikjet e rinisë jashtë vendit, ylli i skuadrës e braktis Kosovën

Prishtina ka konfirmuar ndarjen me Leotrim Bekteshin. Mbrojtësi i Prishtinës do të vazhdojë jetën në Norvegji.

Ish-kapiteni ka zhvilluar 150 paraqitje me Prishtinën dhe ishte një nga shtyllat e mbrojtjes.

“Faleminderit Leo!
Leotrim Bekteshi nuk është më pjesë e Prishtinës.
Bekteshi është një ndër futbollistët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në skuadrën më të madhe në vitet e fundit.
Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.
Bekteshi, i cili në shumë ndeshje e ka bartuar edhe shiritin e kapitenit, ka edhe trofe individuale si futbollist i Prishtinës derisa është përfshirë edhe në formacionin e vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës për edicionin e fundit.

Bekteshi ka vendosur që ta vazhdojë jetën së bashku me familjen e ngushtë në Norvegji.

Stafi i FC Prishtina e falenderon nga zemra Leon për mundin dhe djersën e derdhur për fanellën kryeqytetase” thuhet në njoftimin e Prishtinës./Indeksonline/