Prishtina prezanton basketbollistin e ri, vjen nga ekipe të njohura

KB Prishtina ka nënshkruar me fundorin amerikan me përvojë të madhe Anthony Goods.
Lojtari në fjalë ishte pjesë e G-League me Santa Cruz Warriors ku kishte mesatare prej 18 pikëve.
Goods 191cm i gjatë, ishte pjesë e Superligës Izraelite për një kohë të gjatë në top ekipet vendase.
Pastaj karrierën e vazhdoj në Ukrainë, Itali, Poloni e pastaj në Francë ku së fundi ishte pjesë e ekipit Nancy me një mesatare prej 13pikë për ndeshje.
Anthony Goods me një efikasitet të lartë dhe eksperiencë do të jetë ndihmesë e madhe për klubin.
