Prishtina prezanton trajnerin e ri

FC Prishtina ka emëruar Liridon Kukajn si trajner të skuadrës U-19.
Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhekaltër përmes një njoftimi për media, transmeton IndeksOnline.
39-vjeçari te Prishtina do ta zëvendësojë trajnerin Agim Maliqi, i cili i është bashkuar stafit të Ismet Munishit te skuadra e parë.
Kukaj në stinorin e kaluar punoi si ndihmës i Bekim Shotani te FC Drenica.
Krahas Prishtinës ai do ta vazhdojë angazhimin edhe si ndihmës i Afrim Tovërlanit te Përfaqësuesja e Kosovës U-21./IndeksOnline/