Prishtina prin me rastet e reja, 41 të infektuar konfirmohen sot

Sot janë konfimuar edhe 82 raste të reja me Covid-19, ku numri numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1.998.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.
Sot më 19 qershor 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 980 raste./Indeksonline/