75 Mall Live Search
14:04 / E Shtunë, 18 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Prishtina proteston në menyrë interesante padrejtësin ndaj Dukagjinit

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me reagime ndaj humbjes së javës së kaluar nga Dukagjini.

Bardhekaltërit u mposhtën me rezultat 1-0, me një gol i cili u diskutua shumë, ku klubi nga kryeqyteti aludon se ishte i parregullt, shkruan IndeksOline.

Prishtina kishte kërkuar që të përseritej ndeshja, por komisioni i garave të FFK-së nuk e morri parasysh dhe pranoi fitoren e Dukagjinit.

Futbollistët e Prishtinës sot kanë protestuar para ndeshjes ne Ferizajin, me një fotografi ku mbyllin me dorë Gojën, Veshët dhe Sytë.

“Padrejtësia kudo është kërcënim për drejtësinë kudo”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë./IndeksOnlie/