Prishtina publikon golashënuesit më të mirë që nga paslufta, ky është “bomberi” bardh e kaltër

Prishtina ka qenë skuadra më e skukseshme pas luftës edhe pse në vitet e fundit nuk është në shkëlqimin e dikurshëm.
Skuadra nga kryeqyteti, që nga viti 1999 ka realizuar hiq më pak se 1166 gola me 136 golashënues.
“Bomberi” i Prishtinës është Sheremet Isufi, i cili në 117 ndeshje ka shënaur 60 gola, i ndjekur nga Azem Ahmeti me 46 gola.
Ahmeti është edhe lojtari më me shumë paraqitje te Prishtina, 254.

Nga lojtarët aktual, golashënuesi më i mirë është Mankenda, i cili në 116 ndeshje ka realizuar 27 gola. /IndeksOnline/
