75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

Prishtina rikthehet te fitorja, mposht Malishevën

Prishtina i është rikthyer fitoreve në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, fitoi ndaj Malishevës me rezultat 4:2, në ndeshjen e cila u luajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Indeksonline.

Bardhëkaltrit kaluan në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes me anë të Mendurim Hoti.

Kreshnika Uka dyfishoi epërsinë e Prishtinës në minutën e 27-të.

Ermal Krasniqi shënoi golin e tretë në këtë takim, pasi u tregua i sakt nga pika e bardhë në 34-të.

Pesë minuta më vonë u akordua edhe një penallti, por kësaj radhe për skuadrën e Malishevës.

Alban Shillova u tregua i sakt nga pika e bardhë duke ngushtuar rezultatin në 3:1.

Ish futbollisti i Ballkanit, Kushtrim Gashi, shënoi golin e parë me fanellën e prishtinës në minutat shtesë të pjesës së parë.

Me rezultat 4:1 përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes Prishtina-Malisheva.

Në pjesën e dytë Malisheva shënoi edhe një gol me anë të Fiton Hajdarit në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Prishtina ka shkuar në kuotën e 11 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë në tabel ndërsa Malisheva renditet në vendin e pestë me 7 pikë të grumbulluara./Indeksonline/