Prishtina rikthehet te fitorja pas katër ndeshjeve, mposht Trepçën ’89

Prishtina i është rikthyer fitoreve në AlbiMall Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e javës së 18-të, bardhëkaltërit mposhtën në udhëtim Trepçën ’89 me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Prishtina kishte epërsinë qysh nga pjesa e parë me golin e Kreshnik Ukës i cili u tregua i skat nga penalltia në minutën e 39-të.
Muhamed Useini shënoi pë 2-0 në minutën e 51-të.
Në fund të ndeshjes Prishtina shënoi edhe golin e tretë me Ramiz Bytyqin në 90+4.
Me këtë fitore skuadra e Prishtinës ka shkuar në kuotën e 26 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë.
Në anën tjetër skuadra e Trepçës ’89 ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë./IndeksOnline/