Prishtina rikthehet të luaj në “Fadil Vokrri”

Prishtina pas disa muajve do të rikthet të luaj në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se ndeshjen e radhës ndaj Trepçës ’89 do ta luaj në shtëpi, shkruan IndeksOnline.
“Rikthehemi në shtëpi. Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë. FC Prishtina – Trepça ‘89”, ka shkruar Prishtina në faqen e vet në Facebook.
Prishtina është detyruar të luaj jashtë stadiumit ”Fadil Vokrri” për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Kosovës për Euro 2024./IndeksOnline/