75 Mall Live Search
21:08 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / Gj Sh

Prishtina rikthen legjendat, Ferit Zekolli, Arsim Svirca dhe dhe Ekrem Salihu

Në prag të sezonit të ri basketbollistik, KB Prishtina ka ndryshuar kryesinë.

Bordi Drejtues, ka rikthyer legjendat e klubit, Ferit Zekolli, Arsim Svirca dhe dhe Ekrem Salihu, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të njoftimit, z. Zekolli dhe z. Svirca do të mbulojnë pozitat e kryetarit dhe drejtorit, ndërkaq z. Salihu do të jetë përgjegjës i stafit mjekësor.

Postimi i plotë:

Mirë se vini dhe mirë se riktheheni në shtëpinë tuaj!

Në vazhdën e përpjekjeve të Bordit Drejtues për fuqizimin e organeve përfaqësuese dhe menaxheriale të klubit, si dhe në përputhje me nenin 23 dhe nenin 27 të Statutit të Klubit, radhëve tona i janë bashkuar tri personalitete të rëndësishme të historisë së klubit tonë, z. Ferit Zekolli, z. Arsim Svirca dhe z. Ekrem Salihu.

Secili prej tyre në etapa të caktuara kanë dhënë kontribut te klubi i zemrës dhe tani janë rikthyer për ti fuqizuar kapacitetet e klubit aty ku duhet.

z. Zekolli dhe z. Svirca do të mbulojnë pozitat e kryetarit dhe drejtorit, ndërkaq z. Salihu do të jetë përgjegjës i stafit mjekësor.

Urojmë që puna e tyre të sjellë energji dhe dobi në arritjen e objektivave të klubit.