22:45 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Prishtina rregullon varrezat, hap tender 250 mijë euro

Komuna e Prishtinës ka hapur një tender për rregullimin e varrezave dhe hapësirave, shkruan IndeksOnline.

Për këtë komuna ka planifikuar të shpenzoj 250 mijë euro.

Sipas njoftimit, afati i fundit për pranim të tenderëve është më 2 prill deri në ora 13:30.

Ndryshe vite më parë, Prishtina ka hasur në probleme me uzurpimin e pronave të varrezave për të investuar në varrezat e qytetit.

Komuna kishte paraparë edhe investimet kapitale në rregullimin e shtigjeve brenda varrezave, si dhe rrethimin e gjithë hapësirës.

E si do të investohet këtë vit në këto varreza mbetet të shihet./IndeksOnline/