75 Mall Live Search
14:06 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Prishtina sërish pastron rrugët

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës mori vendim dhe nga data 4 maj, ka filluar lehtësimi gradual i masave të izolimit, të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të dalin jashtë shtëpive. Për këtë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, dhe epedimiologët po bëjnë thirrje për kujdes.

Megjithëkëtë, Komuna e Prishtinës, po vazhdon të bëjë pastrimin e rrugëve në kryeqytet.

Nga komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, kanë njoftuar se pastrimi i thellë i rrugëve po bëhet për të siguruar mirëmbajtjen e rregullt dhe ambientin e pastër.

Postimi i plotë:

Zbatimi i masave mbrojtëse kundër përhapjes së #covid19 po vazhdon, tash me kujdes edhe më të madh pas lehtësimit të lëvizjes dhe qarkullimit të shtuar nëpër qytet.

Larja dhe pastrimi i thellë i rrugëve në Prishtinë po bëhet përsëri për të siguruar mirëmbajtje të rregullt dhe ambient të pastër.

Falenderojmë të gjitha ekipet në terren për punën e palodhshme dhe përkushtimin.