Prishtina shënon fitore në ndeshjen e dytë miqësore ndaj skuadrës rumune

Prishtina po zhvillon fazën përgatitore në Turqi, derisa sot ka zhvilluar një ndeshje tjetër miqësore, përsëri ndaj skuadrës rumune FC Hermannstadt, me të cilën u përball edhe ditë më parë.
Bardhekaltërit ndryshe nga ndeshja e kaluar ku barazuan, kësaj radhe shënuan fitore me rezultat 3-2.
Golat u realizuan nga Ardian Muja nga penaltia, Gentrit Salihu që shënoi nga distanca një gol të bukur si dhe Rin Ahmeti që realizoi golin e tretë./IndeksOnline/