Prishtina shënon fitoren e parë, mposht Prizrenin
Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, ka regjistruar fitoren e parë në Superligë në xhiron e dytë, duke e mposhtur Prizrenin me rezultat 100-76.
Prizreni filloi ndeshjen mirë, duke e mbyllur 10 minutëshin e parë me epërsi, kurse më pas Prishtina e mori iniciativën dhe nga çereku i dytë e deri në fund të ndeshjes nuk e lëshoi epërsinë.
Në mungesë të yllit Dardan Berisha, te Prishtina luajtën pesë lojtarë me pikë dyshifrore. Më i miri Fahro Alihodzic me 19 pikë e 9 kërcime, derisa u dalluan edhe Divine Myles me 18 pikë, Mikaile Tmusic me 15 pikë dhe Edmond Azemi me double-double prej 13 pikëve e 14 kërcimeve.
Në anën tjetër shkëlqeu Malcolm Canada te Prizreni me 29 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, por nuk mjaftoi me fitore.