23:12 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishtina shkatërron Rahovecin, shpallet kampion i Kosovës

Skuadra e Prishtinës në basketboll ka arritur ta mposht Rahovecin me rezultat 75-104 dhe të shpallet Kampione e Kosovës.

Kjo ishte ndeshja e katërt e serive të finaleve. Prishtina arriti që të shënoi fitore me rezultat 3:1 në këtë seri.

Në këtë ndeshje pati spektakël brenda fushës por edhe incidentet të shumta. Në fund të çerekut të tretë kapiteni i Prishtinës, Edmond Azemi u sulmua. Pastaj tifozët e Rahovecit filluan të hidhnin gjë sende dhe disa nga hynë brenda në palestër.

Gjyqtarët u detyruan ta ndërpresin ndeshjen për disa minuta deri sa të zbrazet palestra nga tifozët.

Përveç në çerekun e parë ku Rahoveci ishin në epërsi prej katër pikëve, gjatë tërë ndeshjes kryeqytetasit ishin në epërsi.

Në çerekun e dytë Prishtina pati një seri prej 19-0 që ishte një goditje nokauti për nikoqirët./Indeksonline/