Prishtina shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Dritës

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Superligë.
Golin e parë dhe të epërsisë për Prishtinë e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 38’të nga pika e bardhë, shkruan IndeksOnline
Raste të mira në këtë pjesë të parë kishin edhe Otto John dhe Kastriot Rexha.
Pra, pjesa e parë u mbyll në 1:0.