75 Mall Live Search
20:46 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtina shkruan historinë, kalon në mesin e 16 skuadrave më të mira

Z Mobile Prishtina ka kaluar në rundin e 16 skuadrave më të mira të FIBA Europe Cup.

Skuadra kosovare këtë sukses e arriti pasi mposhti gjigantin turk, Pinar Karasiyaka me rezultat 82:78, shkruan Indeksonline.

Ky është suksesi më i madh i një skuadre kosovare në garat evropiane. Fitoren Prishtina e arriti falë një paraqitje shumë të mirë sidomos në çerekun e fundit.

Çereku i parë ishte plotësisht i Karsiyakës, 16-26. Në të dytin Prishtina zbuti epërsinë duke e marrë këtë 10 mintuësh me 23-16.

Ndërsa në pjesë të dytë me më shumë luftë dhe me saktësi më të madhe, bardhekaltërit bënë historinë, duke e tuar të tretin 20-18 dhe të fundit 23-18.

Katër basketbollistë të Prishtinës përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Khalid Boukichou shënoi 16, ndërsa nga 15 i dhanë Dardan Berisha dhe Kyan Anderson. Demario Mayeld shënoi 13 të tjera.

Te Karsiyaka më ekasit ishin Sek Henry dhe Akif Egemen Guven me nga 21 secili.

Me këtë tore, Prishtina ka përfunduar Grupin I të FIBA Europe Cup me bilanc 2-4, ndërsa Karsiyaka 3-3. /IndeksOnline/