75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Prishtina shuan ‘ëndrrën’ e Llapit, e ndal në Podujevë

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 22-të të Superligës së Kosovës, mes Llapit dhe Prishtinës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Zahir Pajaziti”, ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Të dyja skuadrat kërkuan fitoren, por që ndeshja përfundoi pa gola.

Llapi kështu ka humbur mundësinë e artë për të qenë lider i tabelës.

Skuadra nga Podujeve mbetet në vendin e dytë, me 44 pikë, një më pak se Ballkani.

Në anën tjetër, Prishtina renditet në vendin e pestë me 31 pikë./IndeksOnline/