Prishtina shumë e fortë për kampionin e Welsit

Prishtina ka shënuar fitore të madhe në kualifikimet e Conference League.
Kampionët e Kosovës kanë mposhtur kampionin e Welsit, Connahs Q. me rezultat 4-1 në çerekfinalen e kualifikimeve.
Golat për Prishtinën i shënuan Bekteshi (41’), dy Otto John (53’ 90+5’) dhe Krasniqi (78’).
Golin e vetëm për uellsianët e shënoi Moore në minutën e 75-të.
Ndeshja e fundit do të luhet me 29 korrik. /IndeksOnline/