75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Prishtina shumë shpejt me fushatë ndërgjegjësuese për dukurinë e kërkim-lëmoshës

Dukuria e kërkimlëmoshës në vendin tonë është mjaft e përhapur. Mjafton të dalësh në rrugët kryesore në kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të Kosovës, për të parë numër të madh fëmijësh e të rriturish që kërkojnë lëmoshë, raporton IndeksOnline.

E pikërisht për këtë çështje Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale e Prishtinës, ka zhvilluar një takim me Policinë e Kosovës, Qendrën e Punës Sociale të Fushë-Kosovës dhe me “Terre Des Hommes” u diskutuan format dhe u dakorduan që të ndërmarrin veprime konkrete në përputhje me mandatet përkatëse të mekanizmave relevantë në dy shtylla të kërkimlëmoshës; parandaluese dhe trajtim individual të rasteve ekzistuese.

Shpend Ahmeti përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i promovojmë fushatat ndërgjegjësuese dhe programe të qëndrueshme afatgjatë.