“Prishtina Smart City 2025″, konferenca e parë ndërkombëtare për digjitalizim

Në Prishtinë po mbahet konferenca e parë ndërkombëtare për digjitalizim “Prishtina Smart City 2025”. Konferenca e cila ka filluar dje e po vazhdon dhe sot.
Dita e dytë e konferencës është hapur me një emër të madh të arkitekturës botërore – Ian Ritchie!
E kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se është i lumtur që dita e dytë e Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Digjitalizim “Smart City Prishtina 2025” u hap me një emër të madh të arkitekturës botërore.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që dita e dytë e Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Digjitalizim “Smart City Prishtina 2025” u hap me një emër të madh të arkitekturës botërore – Ian Ritchie! Një figurë e jashtëzakonshme që ka lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare me projekte të çmuara si Susie Sainsbury Theatre, Royal Shakespeare Company Courtyard Theatre, dhe Sainsbury Wellcome Centre në University College London. Ian Ritchie është arkitekti i parë i huaj që ka marrë Medaljen e Argjendtë për Inovacion nga Académie d’Architecture në Francë dhe mban titullin CBE (Commander of the Order of the British Empire). Një privilegj i veçantë që e kemi këtu me ne në Prishtinë, për të ndarë vizionin e tij me pjesëmarrës nga mbarë bota”, ka thënë Rama.
Pjesë e panelit ishte edhe Rita Parashumti, mjeke me specializim në shëndetin parandalues dhe mirëqenie holistike. Një zë frymëzues në një temë po aq jetike sa vetë digjitalizimi: shëndeti në epokën dixhitale.
“Jemi krenarë që Konferenca jonë ka sjellë mendje të tilla në Kryeqytetin tonë”, ka thënë Rama..