75 Mall Live Search
19:29 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / Z S

Prishtina sot mësyn kualifikimin në “Fadil Vokrri” ndaj Larne – formacionet zyrtare

Stadiumi “Fadil Vokrri” sonte pritet të shndërrohet në një vatër të zjarrtë të futbollit evropian, ku kampionët e shumëfishtë të Kosovës, FC Prishtina, do të përballen me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne FC.

Kjo në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League.

Ndeshja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në Irlandën e Veriut, përfundoi me rezultat të bardhë 0-0, në një takim ku Prishtina ishte afër të merrte fitoren, por shpërdorimi i disa rasteve të mira për shënim i la gjërat të hapura për takimin e kthimit në Prishtinë.

Trajneri i FC Prishtinës, Arsim Thaçi, ka vendosur të zbresë në fushë me një formacion sulmues, në sistemin 4-3-3

Formacionet zyrtare:

FC PRISHTINA:

Portier: Nika

Mbrojtje: Bytyçi, Lima, Boueye, Vitija

Mesfushë: Namani, Taipi, Saletic

Sulm: Muja, Kryeziu, Veliu./Indeksonline/