Prishtina sot nis rrugëtimin në Evropa Ligë, pengesa e parë në Gjibraltar

Sonte Prishtina e nis rrugëtimin e saj në Evropa Ligë. Në fazë preliminare të kualifikimeve do të ndeshen me ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Victoria Stadium”, transmeton Indeksonline.
Referi kryesor i ndeshjes do të jetë skocezi, Munro. Ekipi vendas është në top formë pas në 5 ndeshjet e fundit ka shënuar hiq më pak se 36 gola e ka pësuar vetëm 2 gola.
Kurse Prishtina vjen pas triumfit që pati në finale të Kupës së Kosovës, ku mposhti ekipin e Ballkanit./Indeksonline/