Prishtina – St Joseph, pjesa e parë mbyllet me barazim
Prishtina dhe St Josephs pjesën e parë e kanë mbyllur baras 1-1, sfidë kjo që po luhet në “Fadil Vokrri” në ndeshje para-kualifikuese për Europa League.
Nënkampionia e Kosovës në 45 minutëshin e parë, dominoi në terren, madje, përmes Armend Dallku kaloi në epërsi në minutën e 28-të nga pika e bardhë, por gëzimi i skuadrës sonë, ishte i shkurtër, sepse mysafirët nga Gjibraltarin përmes Juan Penaloza (31’), barazuan shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.