75 Mall Live Search
10:06 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Prishtina stoliset për Ditën e Pavarësisë

Nesër Kosova feston Ditën e Pavarësisë, teksa kryeqyteti është stolisur flamuj, shkruan Indeksonline.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihet se flamujt e Kosovës janë të vendosur nëpër sheshe.

Kujtojmë se dje, Qeveria në largim ka bërë publike agjendën për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Në agjendën e aktiviteteve përmendet që të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, janë udhëzuar që t’i stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Kosovës.