20:26 / E Diele, 27 Gusht 2023 / C E

​Prishtina subvencionon 160 gra me kancer të gjirit, nis solidariteti dhe fushata vetëdijësuese

Komuna e Prishtinës hapi fushatën vetëdijesuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the Cure Prishtina 2023”, ku grave të Prishtinës dhe gjithë Kosovës, iu bë apel për ta bërë mamografinë. Ndërsa, qytetarëve të tjerë iu kërkua t’iu bashkohen në luftën kundër kancerit të gjirit.

Aktiviteti në solidarizim të të prekurve me kancerin e gjirit u mbajt te Pishina e Germisë, ku pati shumë aktivitete, por paraprakisht në sheshin “Zahir Pajaziti” u mblodhën edhe çiklistë e motoçiklistë për t’iu bashkuar ngjarjes. Aty u tha se Komuna e Prishtinës, këtë vit do të realizoj garën më të madhe “Race for the Cure 2023, e cila mbahet me 1 tetor, derisa u premtua se do të bëjnë subvencionime të vazhdueshme për të gjitha femrat që kanë kancer të gjirit në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u bëri thirrje të gjitha grave të kryejnë kontrolle dhe të bëjnë mamografi, pasi tashmë janë aparaturat e nevojshme dhe se nuk kanë nevojë të presin për radhë.