Prishtina synon t’i lë Ballkanin dhe Gjilanin në shtëpi, kryqytetasit pretendojnë që e kanë të sigurtë Evropën

Klubi Futbollistik “Prishtina” përmes një publikimi në faqen zyrtare po pretendon që Evropën e ka të sigurtë në çfarëdo forme. Kryeqytetasit madje kanë argumentuar qëndrimin e tyre në bazë të rregullores së Federatës së Futbollit të Kosovës.
Prishtina e cila renditet në pozitën e katërt në tabelë, pretendon që ta lë jashtë Evropës skuadrën e Gjilanit, ani pse këta ndodhen në pozitën e tretë dhe në rast të mbylljes së parakohshme të kampionatit, kjo është pozita që pritet të dërgojë në garat e Ligës së Evropës.
Por, si për ironi, klubi kryeqytetas po këmbëngul ta lë edhe Ballkanin jashtë Evrope.
Madje, ‘bardhekaltërit’ po pretendojnë që paraqitja e skuadrave në garat ndërkombëtare duhet të bëhet sipas koeficientit të klubeve në garat ndërkombëtare.
Për më shumë mund t’i shihni edhe argumentimet e mëposhtme: