16:58 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Prishtina transferon mbrojtësin Ramiz Bytyqi nga Ballkani

Pas largimit të disa futbollistëve, Prishtina ka nisur ti prezantoj transferet për sezonin e ri raporton Indeksonline.

Ish mbrojtësi i Ballkanit, Ramiz Bytyqi është prezantuar si transferi i ri i klubit nga Kryeqyteti.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin e Prishtinës.

Bytyçi e njeh mjaftë mir edhe trajnerin e ri të Prishtinës, Ismet Munishin, pasi ai e afirmoi atë te skuadra e parë e Ballkanit.

Njoftimi i plotë:

𝙈𝙞𝙧ë𝙨𝙚𝙫𝙟𝙚𝙣 𝙍𝙖𝙢𝙞𝙯 𝘽𝙮𝙩𝙮𝙦𝙞!

FC Prishtina dhe futbollisti Ramiz Bytyqi kanë arritur marrëveshje dhe nënshkruar kontratë për tre vjetët e ardhshëm.

Bytyqi vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”.

Mbrojtësi i djathtë është njohje e vjetër e trajnerit të ri të Prishtinës, Ismet Munishi, i cili e afirmoi Bytyqin në futbollin kosovar te skuadra e parë e Ballkanit.

23-vjeçari me Ballkanin edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19 dhe U-21.

Ramizi pas prezantimit te Prishtina e ka dhënë një̈ prononcim për faqen zyrtare të klubit tonë.

𝐏𝐬𝐞 𝐭𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚? – Të gjithë e dinë se Prishtina është klub i madh dhe pas bisedës me trajnerin Ismet Munishi vendosa t’i bashkohem ekipit. Jam shumë i lumtur me këtë fakt.

𝐒𝐲𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 – Synimet personale janë që të kem paraqitje sa më të mira me ekipin dhe t’i arrijmë objektivat që i ka klubi./Indeksonline/