75 Mall Live Search
22:26 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Prishtina tregon ”dhëmbët” ndaj AEL, shënon fitoren e tretë në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina ka arritur fitoren e tretë në Ligën Ballkanike.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës fitoi ndaj skuadrës qipriote, AEL, me rezultat 86-71, në ndeshjen e cila u zhvillua në ”Pallatin e Rinise dhe Sporteve”, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti amerikan, Shaheed Davis ishte më i dalluari te Prishtina, duke shënuar 29 pikë, i ndjekur nga Dardan Berisha me 20 sosh.

Te AEL u dallua basketbollisti Jordan Shepherd me 26 pikë.

Kjo ishte fitorja e tretë e Prishtinës këtë sezon në Ligën Ballkanike, derisa ka edhe një humbje./IndeksOnline/