Prishtina, tregon se a do të ketë tifozë në ndeshjen kundër Feronikelit

Sot nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet derbi i Superligës midis Prishtinës dhe Feronikelit.
Është raportuar se kjo ndeshje mund të luhet me tifozë, por deri tani nuk ka asgjë.
Drejtori i Prishtinës, Granit Begolli, ka thënë për Indeksonlinen se nuk kanë bileta në shitje dhe nuk kanë marrë asnje vendim nga FFK-ja.
“Nuk kemi marrë asnjë vendim nga FFK-ja. Ne si klub nuk kemi në treg bileta për këtë ndeshje, kështu që as sot nuk do të ketë tifozë në stadium”, ka thenë Begolli. /IndeksOnline/