09:17 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina – Trepça’89, derbi i rivalëve të moçëm zhvillohet sot në ”Fadil Vokrri”

Prishtina dhe Trepça ’89, dy rivalët e moçëm, sot takohen në derbin e javës. Pa marrë parasysh në çfarë do pozita janë skuadrat, përballja ndërmjet dy skuadrave gjithmonë ka qenë jashtëzakonisht interesante dhe e luftuar deri në fund.

Përderisa Prishtina është e pozicionuar e dyta me 24 pikë, Trepça ’89, kampionët e parvjetmë, pozicionohen të 8-it me 15 pikë duke mos fituar dy ndeshjet e fundit.

Ndërsa edhe në përballjet ndërmjet dy skuadrave, në 5 ndeshjet e fundit, Prishtina i ka fituar 4 prej tyre dhe ka barazuar në një takim, transmeton IndeksOnline.

FC Prishtina

Prishtina ka fituar ndeshjen e parë të këtij edicioni në “Riza Lushta” me rezultat, 2:0.

Po ashtu, edhe pse përballjet në kryeqendër mungojnë nga viti 2016, ’89-shi në Prishtinë nuk ka fituar nga vjeshta e vitit 2012.

Prishtina në ndeshje do të hyjë me dy mungesa, Mankenda i lënduar, Bashiru i suspenduar me kartonë dhe Miftaraj diskutabil nga lëndimi./IndeksOnline/