75 Mall Live Search
20:31 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina triumfon edhe në Bukuresht

Prishtina ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të FIBA Europe Cup.

Skuadra kosovare mposhti Steaua Bukureshtin në Rumani me rezultat 81-87.

Prishtina pjesën e parë e mbylli në epërsi me rezultat 43-36, kurse në minutat e fundit të ndeshjes rezultati ishte më i ngushtë. Megjithatë në fund me pikët e Boukichous dhe të Dardan Berishës, prishtina arriti ta mposht kundërshtarin për ta regjistruar torën e dytë në Grupin E.

Khalid Boukichou ishte më i miri te Prishtina me 29 pikë e 7 kërcime, ndërsa u ndimua edhe nga Dardan Berisha me 23 pikë.

Te Steaua më i dalluari ishte Skylar Rodrigo Spencer me 24 pikë.

Prishtina së bashku me Bakken Bearsin gjenden në krye të Grupit E me 4 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e tretë do të luhet në Pallatin e Rinisë, ku Prishtina është nikoqir i Bakken Bears.