75 Mall Live Search
22:19 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prishtina triumfon në Rahovec, shpallet superkampion i Kosovës

Prishtina është shpallur superkampion i Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti në finale ka mposhtur Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” me rezultat 91-73.

Te Prishtina, Fahro Alihodzic ishte i pakapshëm në sulm dhe në trapez.

Ai luajti me double-double prej 23 pikëve e 12 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Divine Myles me 20 pikë, Mikaile Tmusic me 19 pikë dhe Dardan Berisha me 14 pikë të tjera.

Te Rahoveci më i dalluari ishte Justin Gray me 17 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.