Prishtina vazhdon ”agjerimin” pa fitore, barazon me rivalin lokal
Kriza e Prishtinës ka vazhduar edhe në ndeshjen e javës së 24-të.
Bardhekaltërit nuk arritën më shumë se një barazim ndaj rivalit lokal, Prishina e re, me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani shkoi në pushim me epërsi, pas golit të shënuar nga Mario Ilievski, në minutën e 37-të.
Por Prishtina e Re reagoi në pjesën e dytë, ku në minutën e 73-të, Astrit Berisha barazoi shifrat në 1-1.
Kjo është ndeshja e katërt pa fitore për Prishtinën, duke mbetur prapa në luftën për titull, pasi renditet e treta me 38 pikë, një më pak se Ballkani dhe tre më pak se Drita.
Në anën tjetër, Prishtina e Re është e fundit në tabelë, me 23 pikë./IndeksOnline/

