19:35 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina vazhdon me fitore, dy pikë prapa Feronikelit

Prishtina ka mposhtur Trepça ’89 me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga kryeqyteti kaloi në epërsi që në minutën e 15-të me golin e Morinës, shkruan indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Pefqeli në minutën e 69-të të ndeshjes.

Punët më mitrovicasit u bënë më keq në minutën e 71-të kur u ndëshkua me të kuq Maloku.

Me këtë fitore, Prishtina është në pozitën e dytë me 27 pikë, dy më pak se Feronikeli që është kryesues.

Ndërsa Trepça ’89 është në pozitën e nëntë me 15 pikë.

Ndeshja e mbetur mes dy kryesuesve të tabelës do të luhet javën e ardhshme me 7 nëntor . /IndeksOnline/