75 Mall Live Search
17:04 / E Premte, 09 Shtator 2022 / Gj. Sh

Prishtina vazhdon përforcimin e skuadrës, transferon mbrojtësin nga Maqedonia

FC Prishtina po vazhdon të përforëcoj skuadrën për sezonin e ri që tashmë vetëm ka filluar.

Bardhëkaltërit së fundi kanë njoftuar se kanë transferuar mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica, transmeton IndeksOnline.

31-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Prishtinën.

Ai ka luajtur te skuadra e madhe shqiptare, Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.

”Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme.

Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë.

Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave.”, tha Belica për faqen zyrtare të Prishtinës./Indeksonline/