75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prishtina, vendi i 14-të në botë më i ndoturi

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sipas të dhënave është vendi i katërmbëdhjetë më i ndotur në botë, shkruan Indeksonline.

Që nga fillimi i stinës së dimrit, ajri në Prishtinë, rrallë herë ka qenë i pastër.

Sipas matësve të ajrit, sonte në Prishtinë ajri ka vlerën 156.

Në kryeqytet janë vendosur katër monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Këta monitorë të instaluar në katër lokacione të ndryshme të vendit, çdo ditë tregojnë se në çfarë ambienti të pa shëndetshëm po jetojmë.

Ndonëse organet përgjegjëse në Kosovë kanë ndërrmarrë disa hapa për përmirësimin e gjendjes së ajrit ende nuk kanë pasur ndonjë rezultat./Indeksonline/