75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Prishtina vendosi mos lejimin e ‘Intelektualeve’ në stadium, flet drejtori i Dritës

Sot klubi i Prishtinës, përmes një njoftimi bëri të ditur se ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar (Intelektualëve).

E kjo nuk i ka pëlqyer drejtorit të Dritës, Feti Murseli, i  cili për IndeksOnline tha se ky vendim nuk është i mirë për futbollin në përgjithësi, por duhet ta kuptojmë klubin e Prishtinës sepse arsyeja qëndron tek infrastruktura, dhe se edhe klubi i Dritës është ballafaquar me këtë dukuri.

‘’Tash e lexova, qenka e konfirmuar, normal nuk është e mirë për futbollin në përgjithësi mos pranimi i tifozëve ne stadium, por tu e ditë që po ballafaqohemi me infrastrukturë si klubi i Prishtinës, mungesë të stadiumeve tona, duhet me arsyetu vendimin e klubit qe e paska marr për me ndalu tifozerin tonë, pra problemi qëndron tek infrastruktura, se edhe ne jemi ballafaqu me këtë dukuri’’, tha ai

Ai tha se ky vendim nuk do të jetë vetëm për klubin e Dritës por edhe për klubet e tjera që luajnë në atë teren.

‘’Por nuk besoj që këtë vendim e kanë marr vetëm për klubin tonë, ky vendim do të jetë në vazhdimësi edhe për klubet e tjera për te gjitha ndeshjet që zhvillohen në atë teren’’.

Murseli ka theksuar se kjo gjë nuk është e drejtë për tifozerin pasi që skuadra e Dritës luan për tifozë.

Më tutje drejtori, u shpreh se do ta ndjenjë mungesën e tifozëve dhe se lojtarët nuk do të kenë atë motivin shtesë që e kanë në çdo lojë, por se lojtarët e Dritës janë profesionistë dhe do ta gjejnë motivin dhe kuptojnë këtë rast.

‘’Do ta ndjejna mungesën, nuk do ta këna atë motivin shtesë që e kanë çdo lojë, sidomos si mysafir kur i zhvillojmë, zakonisht tifozët tanë na kanë përcjellë me numër të mjaftueshëm, këtë herë e di që kanë organizu me ardh tifozeri ma shumë.

Besoj që ka me ju mungu aj motivi qe e japin tifozët tanë në tribuna për lojtarët, as që diskutohet që ka me u vërejt mungesa. Por lojtarët e Dritës janë profesionistë do ta gjejnë motivin dhe do ta kuptojnë rastin’’, tha Murseli për IndeksOnline.