75 Mall Live Search
22:35 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtina ‘vlon’ nga veturat e autobusët, pak para ndalimit të qarkullimit

Qyteti i Prishtinës po ‘vlon’ nga veturat të cilat pak minuta para se të mbyllet koha e caktuar për qarkullim të veturave dhe personave e që është ora 22:30, po nisen drejtë shtëpive të tyre.

Një tollovi e tillë është parë në rrugët kryesore të Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë sektori i gastronomisë ka disa ditë që po pret një përgjigje nga institucionet shtetërore, në lidhje me kërkesën e tyre për zgjatjen e orarit të punës, duke u thirr në humbjet e mëdha që kanë pasur gjatë kohës së mbylljes, kur thuajse e tërë ekonomia kosovare ishte paralizuar.

IndeksOnline ju sjell pamje të këtyre momenteve: