Prishtina, Vushtrria e Gjakova prijnë me numrin e rasteve me Covid në 24 orët e fundit

Komuna e Prishtinës siç ndodh çdo ditë, edhe kësaj radhe rendit me numrin e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.
Në raportin e IKSHPK-së, bëhet e ditur se në kryeqytet janë shënuar 23 raste pozitive me Covid, ndërsa nga komuna e Vushtrrisë janë raportuar 9 raste pozitive, për tu pasuar nga ajo e Gjakovës, që renditet e treta në këtë listë me 8 raste të reja me Covid.
Renditja e komunave me raste pozitive:
Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.