18:29 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prishtina-Vushtrria, ky është çmimi i biletave

Nesër nga ora 13:00, Prishtina do të përballet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me skuadrën e Vushtrrisë.

Këto dy skuadra do të luajnë në kuadër të javës së 18 të Superligës së Kosovës.

Në këtë ndeshje gjyqtarë do të jenë: G.Shala, D.Preniqi, F.Abrashi dhe Sh.Murtezi.

Kurse çmimi i biletave në tribunën jugore dhe atë lindore do të kushtojë 1 euro ndërsa në tribunën perëndimore 2 euro./Indeksonline/.