75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 08 Prill 2022 / B O

Prishtina zgjidhë problemin me nivelimin e pusetave, ja metoda e re që po aplikohet

Më në fund, Prishtina po e zgjidhë problemin e nivelimit të pusetave. Lajmi është dhënë nga Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale, në koordinim me kryetarin Rama.

Për nivelimin e pusetave në kryeqytet po aplikohet një metodë tjetër e cila ka filluar në rrugën “Muharrem Fejza” dhe do të punohet kudo.

“Problemit të nivelimit të pusetave në Prishtinë i ka ardhë fundi
Për nivelimin e pusetave jemi duke aplikuar një metodë tjetër. I kemi urdhëruar të gjithë kontraktorët që kornizën e pusetës ta instalojnë në konstruksionin e betonit të pusetës , si element i parafabrikuar, duke ngjeshur mirë bazën, e pastaj duke e vendosur mbi pusetë. Mbi të, lihet pjesa e vendosjes së asfaltit.

Kjo metodë tani është duke u aplikuar në gjithë rrugën “Muharrem Fejza” dhe në gjitha rrugët, ku do të punojmë tash e tutje.
Kjo na siguron nje stabilizim të mirë të kapakut dhe të rrugës. Pllaka do të jetë 1.2 x 1.2 m me trashësi 0.15-0.20 cm” thuhet në njoftim./Indeksonline/