75 Mall Live Search
17:33 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Prishtina zyrtarisht në “krizë”, kjo është arsyeja

Skuadra e KB Prishtinës ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës në Basketboll përballë klubit nga Suhareka, Yllit.

Me rezultatin final në 76:82, KB Prishtina triumfoi në “Final 8”, duke ia rrëmbyer trofeun Yllit, shkruan IndeksOnline

Por, pas këtij triumfi të madh para tre ditësh, sot klubi i Prishtinës ka postuar një mesazh të pazakontë, ku shkruajnë: KB SIGAL Prishtina zyrtarisht në krizë…

Ky shkrimi vjen pasi ata thonë se nuk po kanë raftet për t’i vendosur kupat.