75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishtina zyrtarizon ndarjen me Dallkun

FC Prishtina sapo ka zyrtarizuar ndarjen me Armend Dallkun.

Me një komunikatë në faqen zyrtare, Prishtina falënderon trajnerin e deritanishëm për bashkëpunim.

Ndër të tjera, Prishtina ka bërë të ditura edhe statistikat e skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit.

“Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.

Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare.

Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës.

FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës” thuhet në njoftimin e skuadrës së madhe kosovare./Indeksonline/