Prishtina zyrtarizon një mbrojtës nga kampionatin shqiptar

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin Shkambi Barutit, qendërmbrojtësit 194 cm të gjatë, i cili i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti.
Baruti vjen me një përvojë nga futbolli shqiptar. Ai ishte pjesë e Partizanit, më pas kaloi te Tomori, ndërsa së fundmi ka luajtur për ekipin e Erzenit.
21 vjeçari për faqen zyrtare te klubit u shpreh i lumtur që është pjesë e Prishtinës.
“Është krenari të jesh pjesë e klubit ma të trofeshëm në Kosovë, premtoj se do ta jap maksimumin për këtë fanellë si dhe për tifozët e zjarrtë Plisat” – përfundoi Baruti.