Prishtina zyrtarizon transferimin e tretë nga Llapi

Pas Blend Baftiut dhe Hamdi Namanit, Prishtina është përforcuar edhe me një futbollist që ishte pjesë e Llapit.
Bëhet fjalë për Valmir Veliun, i cili nga sot është veshur me fanellën bardhekaltër, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi anësor i bashkohet FC Prishtinës si përforcim për sezonin e ardhshëm.
Veliu perveç Llapit ka luajtur edhe te skuadrat turke Gazientep dhe Istanbulspor./IndeksOnline/