19:11 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

PrishtinaJET hap bazën e re me dy aeroplan Airbus A320 në partneritet me SMARTLYNX Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

PrishtinaJET në partneritet me Aviokompaninë SmartLynx do të bazojë dy aeroplana Airbus A320 në aeroportin e Prishtinës dhe të fillojë fluturimet për në Bazel, Dusseldorf, Stuttgart dhe Mynih. Fluturimet do të fillojnë me 1 Korrik 2020 dhe do të përfshijnë deri në dymbëdhjetë fluturime javore për në Bazel, fluturime ditore për në Dusseldorf dhe Stuttgart, si dhe pesë fluturime javore për në Mynih. Baza e re do të rezultojë në 33 vende të reja pune, të cilat do të rriten në edhe 16 vende të tjera të punës në periudhën e ardhshme.

PrishtinaJET u krijua nga një grup investitorësh nga industria e aviacionit, si dhe profesionistë nga sektorët e turizmit dhe udhëtimit. Aeroporti i Prishtinës pritet të rihapet përsëri për fluturimet komerciale së shpejti, raporton www.exyuaviation.com

Prishtina JET njofton se janë në proces të rekrutimit të 32 stjuardëve lokal që do të trajnohen dhe certifikohen nga Aviokompania SMARTLYNX dhe të shërbejnë për fluturimet e lartëshënuara. Qëllimi i kompanisë është që të gjitha shërbimet në bordin e aeroplanit të kryhen nga ekuipazhi i përbër me stjuard lokal të Kosovës.

www.prishtinajet.com

https://www.facebook.com/prishtinajet

https://www.instagram.com/prishtinajet/