18:22 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prishtinaliket zbukurojnë stadiumin “St Mary’s” para fillimit të ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Anglinë në kualifikimet për ‘Euro 2020’.

Mijëra tifozë kanë udhëtuar nga Kosova për në Southempton për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares së Kosovës.

Edhe në disa nga fotografitë të realizuara nga Indeksonline shihen disa vajza nga Prishtina të veshura me ndërresat e Kombëtares që tashmë ndodhen në stadium para fillimit të ndeshjes.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në Southempton të Anglisë ./Indeksonline/