09:24 / E Premte, 30 Korrik 2021 / OSH

Prishtinasi detyron gruan e tij të kryej vetëvrasje, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në kryeqytet. Një burrë nga Prishtina është munduar ta shtyjë gruan e tij të kryej vetëvrasje, duke e sulmuar fizikisht, raporton IndeksOnline.

Siç thekson Policia e Kosovës me të marrë informatën nga viktima, me vendim të prokurorit ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar duke u munduar ta detyroj të kryej veprën e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti./IndeksOnline/