Prishtinasi e rrëmben shokun e mban peng tërë ditën

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person e ka rrëmbyer shoku i tij duke e mbajtur peng tërë ditën.
Sipas rapotit ai e ka akuzuar, fyer dhe ofenduar përmes telefonit.
“Prishtinë 01.10.2020 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se më datën 30.09.2020, shoku i tij, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte marr dhe e kishte mbajt peng, duke e akuzuar se e kishte fyer dhe ofenduar përmes telefonit, rreth orës 05:00 e kishte liruar. I dyshuari është kërkuar nga policia”,thuhet në njoftim./IndeksOnline/